LAJMI I FUNDIT:

Clijsters nisë mbarë Wimbledonin

Clijsters nisë mbarë Wimbledonin

Ish- tenistja më e mirë në botë, Kim Clijsters, ka arritur të shënojë fitoren e saj të parë në Wimbledon që nga viti 2006, me rezultat 6-0 dhe 6-3, me ç’rast demoloi italianen, Maria Elena Camerin.

Clijsters që është duke e luajtur vetëm turneun e saj të tretë ‘grand-slam’, që pas rikthimit nga pensionimi në vitin 2009, ka siguruar rrethin e dytë ku do të përballet ndaj kroates Karolina Sprem.

Kjo paraqitje e shkëlqyer e belges, detyron rivalet e saja të përbetuara që ta ndjekin atë, në gjahun për titullin e vlefshëm prej një milion funtesh. /Telegrafi/