LAJMI I FUNDIT:

Federer shpëton në hapje të Wimbledonit

Federer shpëton në hapje të Wimbledonit

Kampioni në fuqi i Wimbledonit, Roger Federer, ka arritur të shpëtojë nga një prej befasive më të mëdha në histori të tenisit, pasi arriti të kthehej nga dizavantazhi prej 2-0 në sete ndaj Alejandro Fallas, duke siguruar me mjaft mund kualifikimin në rrethin e dytë.

Gjashtëherë kampioni i Wimbledonit arriti ta fitojë takimin me rezultat 5-7, 4-6, 6-4, 7-6 dhe 6-0, në një ndeshje fantastike hapëse. Falla ka pasur rastin ta sigurojë fitoren në setin e katërt pranë rezultatit 5-4, por shërbimin definitiv të kolumbianit e fitoi Federer.

Zviceran kishte deklaruar se ai është duke luftuar për të barazuar rekordin prej shtatë titujsh me Pete Samprasin, por siç ia ka nisur ndaj numrit 60 në ranglistën ATP, Federerit nuk do t’i zgjasë shumë, kur dihet se do ta presë një Rafael Nadal në top formë në terrenet e barit. /Telegrafi/