LAJMI I FUNDIT:

Torres kushton 60 milionë euro

Torres kushton 60 milionë euro

Liverpooli ia ka treguar Barcelonës çmimin që ka sulmuesi kryesor, Fernando Torres.

Sipas Sport, president i Barcelonës, Sandro Rosell, e ka bërë Torresin prioritet në afatin e sivjetmë kalimtar veror, me Cesc Fabregasin e Arsenalit që konsiderohet si marrëveshje e arritur nga Joan Laporta.

Rosell do të fillojë punën më 1 korrik, por deri tani ka kontaktuar drejtuesit e Liverpoolit, të cilët i kanë thënë se Torres është në shitje vetëm për 60 milionë euro. /Telegrafi/