LAJMI I FUNDIT:

United shënjestron Alexis Sanchez

United shënjestron Alexis Sanchez

Sipas Tuttomercatoweb, Manchester United është një nga favoritët kryesor për të siguruar shërbimet e anësorit kilian të Udineses, Alexis Sanchez.

21 vjeçari ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të tija me kombëtaren e Kilit në Botëror. Sanchez që përkufizohet si ‘Cristiano Ronaldo i ri’, është nën shënjestrën e agjentëve të United, të cilët po e vrojtojnë në Afrikën e Jugut.

Roma është po ashtu interesuar për Sanchez, i cili erdhi te Udinese për vetëm 3 milionë dollarë. Më herët gjatë muajit, Udinese refuzoi një ofertë prej 10 milionë eurosh për Sanchez, kurse friulianët dëshirojnë të fitojnë dyfishin e shumës së lartpërmendur. /Telegrafi/