LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon Higuain në vend të Militos?

Interi kërkon Higuain në vend të Militos?

Interi është duke u përballur me një largim të mundshëm të Diego Militos në drejtim të Real Madridit, por transferimi i argjentinasit në Bernabeu duket se nuk do të kalojë lehtë pasi që kampioni i Evropës kërkon si shkëmbim njërin prej sulmuesve, Karim Benzema ose Gonzalo Higuain.

Corriere dello Sport njofton se Milito kërkon 6 milionë euro për sezon, të cilën Interi ka mundësi t’ia ofrojë, por që nuk e vlerëson për aq argjentinasin. Agjenti i sulmuesit Fernando Hidalgo është i përfshirë në negociata me të dyja klubet, për një transferim të mundshëm. Interi tani ka mundësinë të zgjedhë një nga sulmuesit më të mirë të Realit, si pjesë të marrëveshjes që do përfshinte para shtesë, plus Higuainin ose Benzeman.

Kjo nuk është e tëra. Interi është në negociata me Real Madridin për mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë, Maicon, por për të cilin Reali ofron vetëm 30 milionë euro, kurse Interi kërkon 40 milionë të tilla. Thuhet se Florentino Perez mund të përfshihet personalisht në këtë sagë dhe ta lusë Morattin të lëshojë pe, gjë e cila këtij të fundit duket se nuk i pëlqen. /Telegrafi/