LAJMI I FUNDIT:

Hodgson pasues i Capellos?

Hodgson pasues i Capellos?

Fabio Capello pritet të shkarkohet nga detyra si përzgjedhës i kombëtares së Anglisë nëse Tre Luanët nuk e mposhtin Slloveninë për të kaluar në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Daily Mail shkruan se nëse ndodh skenari i lartpërmendur, atëherë Federata angleze e Futbollit (FA), do ta emërojë si përzgjedhës të ri menaxherin e Fulhamit, Roy Hodgson. Për këtë arsye, Hodgson është duke pritur deri të mërkurën, kur do të vendoset dhe fati i tij.

Nëse ndodh që Anglia të shënojë fitore dhe të kualifikohet më tej, atëherë Capello mbetet përzgjedhës, kurse Hodgson do të marr nën drejtim Liverpoolin. Nëse ndodh që Anglia të barazojë apo të pësojë disfatë dhe të mos kualifikohet më tej, atëherë Hodgson do të merrte nën drejtim Anglinë, pasi që automatikisht do të shkarkohej Fabio Capello. /Telegrafi/