LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Franca më pikëllon

Zidane: Franca më pikëllon

Kombëtarja franceze nëse nuk ka arritur të shënojë gola dhe fitore në Botëror, së paku ka arritur të jetë në titujt kryesorë të gazetave botërore, gjë që është duke e pikëlluar legjendën Zinedine Zidane, pas skandaleve të njëpasnjëshme në kombëtaren Trikolore.

“Unë jam i pikëlluar me atë që po ndodh në skuadrën franceze. Nuk jam i kënaqur me mënyrën se si gjërat që janë folur në ekip kanë dalë në media, nuk më pëlqen si ndodhi kjo. Këto gjëra duhet të qëndrojnë brenda grupit. Ka pasur mjaft debat për ekipin, por unë kam veshur fanellën e kombëtares, dhe pa marrë parasysh se çfarë ndodh unë mbështes kombëtaren. Unë shpresoj ende dhe mendoj se mund të kualifikohemi më tej”.

“Nuk pajtohem me ekipin që nuk deshi të stërvitet dje. Unë i kam thënë një gazetari se ky Botëror do të mbahet në mend për dy gjëra: fituesi dhe fakti që skuadra franceze refuzoi të stërvitet para ndeshjes përballë Afrikës së Jugut. Nuk dua të bëhem përzgjedhës i Francës në të ardhmen, unë kam dhënë mendimet e mia, kam respektuar trajnerin dhe i kreva detyrat si kapiten”, deklaroi Zidane. /Telegrafi/