LAJMI I FUNDIT:

Milani në kërkim të Veloso

Milani në kërkim të Veloso

Milani është duke e shqyrtuar transferimin e mesfushorit të Sportingut, Miguel Veloso.

Sipas Corriere dello Sport, reprezentuesi portugez është lidhur me një largim nga Sportingu për më shumë se një vit, me Milanin që është një nga skuadrat pretendente për të marrë shërbimet e tij.

Agjentët e Milanit do të shkojnë në Afrikën e Jugut për të shikuar në aksion Veloson për Portugalinë edhe pse kjo do të jetë pak e mundshme, për shkak të futbollistëve të tjerë cilësor në pozitën e Velosos.

Veloso, i cili është prodhim i akademisë së Sportingut, nuk e ka bërë të fshehtë dëshirën e tij për një sfidë më të madhe në karrierën e tij. /Telegafi/