LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Kurrë nuk kthehem te United

Ronaldo: Kurrë nuk kthehem te United

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit te Manchester Unitedi në një të ardhme.

“Po, natyrisht më mungon Mançesteri. Jo, nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë për të luajtur përsëri për Manchester Unitedin”, theksoi Ronaldo për The Mirror, i pyetur nëse mendon të kthehet ndonjëherë në Old Trafford.

Portugezi 25 vjeçar ka kaluar plotë gjashtë sezone të suksesshme në Old Trafford, ku dhe u bë futbollisti i parë i United që e fitoi topin e artë pas 40 vitesh. /Telegrafi/