LAJMI I FUNDIT:

Reali kërkon Shweinsteiger

Reali kërkon Shweinsteiger

Gjigantët spanjoll të Real Madridit janë duke e monitoruar për së afërmi mesfushorin gjerman Bastian Shweinsteiger, i cili aktualisht është nën urdhrat e Bayernit të Munichut.

Trajneri i ri, Jose Mourinho, e ka bërë Shweinsteigerin një nga prioritet e tij këtë verë për arsye se dëshiron një partner cilësor për Xabi Alonson. Real Madridi është lidhur më parë me Steven Gerrardin dhe Daniele De Rossin, por Gerrard është afër t’i bashkohet Benitezit te Interi, kurse De Rossi qëndron në kryeqytetin italian.

Shweinsteiger është prodhim i akademisë së Bayernit, ndërsa deri tani ka mbi 200 paraqitje në fanellën e ekipit bavarez. Shweinsteiger vlerësohet mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/