LAJMI I FUNDIT:

United bën gati 25m funte për Sneijder

United bën gati 25m funte për Sneijder

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se planifikon të bëjë ofertë për yllin e Interit, Wesley Sneijder.

Sipas Sunday Express, Sneijder do të përballet me tre opsione sapo aventura e Holandës në Kupën e Botës të përfundojë.

Derisa menaxheri i ri i Interit, Rafa Benitez, dëshiron ta mbajë 26-vjeçarin në San Siro, ish-menaxheri Jose Mourinho dëshiron ta rikthejë atë në Real Madrid dhe Ferguson beson se holandezi mund të shkëlqejë edhe në Old Trafford.

Mourinho njihet si një admirues i Sneijder, por interesimi i Manchester United në lojtarin e vlerësuar 25 milionë euro mund të jetë joshës që holandezi të sfidojë veten edhe në Ligën Premier. /Telegrafi/