LAJMI I FUNDIT:

Eriksson i interesuar për të drejtuar Liverpoolin

Eriksson i interesuar për të drejtuar Liverpoolin

Përzgjedhësi i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Sven Goran Eriksson, raportohet se dëshiron ta marrë nën drejtim Liverpoolin.

Sipas Sunday Express, Eriksson ka shfaqur haptas dëshirën e tij për ta zëvendësuar Rafa Benitez si menaxher i Liverpoolit.

Eriksson ka deklaruar interesimin e tij sapo Benitez ishte larguar nga Anfield për t’iu bashkuar Interit. Tash, ish-trajneri i Anglisë, i cili është duke drejtuar Bregun e Fildishtë në Kupën Botërore, dëshiron t’i rikthehet futbollit anglez sapo të përfundojë detyrën në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/