LAJMI I FUNDIT:

Hleb dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Hleb dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Agjenti i Alexandr Hleb thotë se mesfushori bjellorus do të rikthehet te Barcelona.

Hleb pati një sezon për t’u harruar si i huazuar te Stuttgart dhe agjenti i tij Uli Ferber thotë se ai dëshiron një shans të ri te Barcelona.

“Planet janë që ai të rikthehet te Barcelona. Është zgjidhja jonë. Nuk ka plane që ai të largohet për ndonjë ekip tjetër”, ka thënë Ferber për ish-yllin e Arsenalit./Telegrafi/