LAJMI I FUNDIT:

Hercules rikthehet në Primera Division

Hercules rikthehet në Primera Division

Hercules ka fituar promovimin në Primera Division, duke triumfuar ndaj rivalit Real Betis, që ka dështuar të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll, edhe pse ka fituar 4-0 në shtëpi ndaj Levante.

Betis kishte nevojë që Hercules të dështonte ndaj Real Union, por ekipi shënoi fitore 2-0 për të siguruar edhe vendin e vet në La Liga për të parën herë që kur nga sezoni 1996-1997.

Betis, që u largua nga La Liga sezonin e parafundit, përfundoi me 71 pikë në tabelën e ligës së dytë spanjolle, po aq sa edhe pozita e tretë që mbahej nga Hercules dhe Levante, me këtë të fundit që përfundoi në pozitën e tretë dhe që ishte promovuar që në herët.

Përveç Hercules dhe Levante, në La Liga rikthehet edhe Real Sociedad, pas tre vitesh mungesë. /Telegrafi/