LAJMI I FUNDIT:

City i gatshëm ta shesë Robinhon

City i gatshëm ta shesë Robinhon

Sipas Sunday Mirror, Manchester City është i gatshëm ta shesë anësorin brazilian Robinho.

Sipas tabloidit britanik, drejtuesit e Cityt do të lejojnë që ai të largohet për pak para nga Eastlands, vetëm e vetëm për të mos shkaktuar probleme brenda kampit të klubit.

Agjentët e brazilianit pritet të takohen të mërkurën me zyrtarët e Cityt, pasi që ata dëshirojnë ta largojnë Robinhon, pas huazimit te Santosi.

Bernd Schuster ka thënë se ai do ta mirëpriste Robinhon te Besiktasi, ndërsa ky i fundit e quajti si fantastike nëse kjo marrëveshje do të arrihej ndonjëherë. /Telegrafi/