LAJMI I FUNDIT:

Carrick: United favorit për në çerekfinale

Carrick: United favorit për në çerekfinale

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick, thotë se Djajtë e Kuq janë favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 3-2 në San Siro kundër Milanit.

“Padyshim që ne konsiderohemi si favoritë për të vazhduar tutje, por ne e dimë se sa i rëndësishëm është fillimi i ndeshjes kthyese”.

“Nëse mund të shënojmë golin e radhës, atëherë do të jemi në pozitë të mirë, por siç po qëndrojnë gjërat aktualisht, ende është një lloj baraspeshe”, ka thënë Carrick por faqen zyrtare të FIFA-s.

Mesfushori anglez ka folur edhe për formën e jashtëzakonshme të Wayne Rooneyt duke e konsideruar ‘fenomenal’ në ndeshjen kundër Rossonerëve. /Telegrafi/