LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Më mungon Barcelona

Eto’o: Më mungon Barcelona

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, thotë se i mungon klubi i mëparshëm, Barcelona, por shpreson ta përsërisë suksesin e atjeshëm edhe me zikaltrit.

Kamerunasi iu bashkëngjit Nerazzurrëve verën që shkoi si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në drejtim të kundërt, ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë 10 gola.

“Ishte vështirë (të largohesha) pas 13 vitesh në Spanjë dhe më mungon jeta që kam pasur te Barcelona”

“Por përkundër këtyre vështirësive, po mundohem të adaptohem me realitetin në Milano. Qëllimi im është që të fitoj me Interin të njëjtat trofe që i kam fituar me Barcelonën”, ka thënë Eto’o për World Soccer. /Telegrafi/