LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Nuk kemi nevojë të shqetësohemi

Ronaldo: Nuk kemi nevojë të shqetësohemi

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se nuk ka nevojë për shqetësim pas humbjes në takimin e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në fushë të Lyonit.

Ronaldo vazhdon të jetë pozitiv edhe pas ndeshjes, pavarësisht humbjes minimale, 1-0.

“Nuk ka nevojë të shqetësohemi, humbjet ndodhin në futboll. Ne do të vazhdojmë të besojmë se mund të fitojmë në ndeshjen e dytë dhe të kualifikohemi. Kemi mjaft përvojë. Reali ka humbur në këtë stad në pesë sezonet e kaluara, por kjo do të ndryshojë”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/