LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Trofeu i LK, arritja më e madhe

Kaka: Trofeu i LK, arritja më e madhe

Disa orë para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Lyonit, superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka treguar rëndësinë e trofeut të Ligës së Kampionëve.

“Vetëm talenti nuk mjafton për ta fituar Ligën e Kampionëve. Duhen bërë edhe shumë gjëra dhe duhet t’u kushtohet rëndësi shumë detajeve”.

“Kjo është gara më e madhe që kemi në nivel klubesh, prandaj për lojtarët është arritja më e madhe”.

“Unë kam humbur një finale të jashtëzakonshme dhe e kam fituar një tjetër kundër të njëjtit ekip (Liverpoolit)”.


“Sivjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm te detajet e lojës sonë”, citohet braziliani nga Marca. /Telegrafi/