LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Është vështirë ta fitosh LK

Ancelotti: Është vështirë ta fitosh LK

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se çdo vit trofeu i Ligës së Kampionëve po bëhet gjithnjë e më vështirë i arritshëm, sepse skuadrat po bëhen shumë më konkurruese.

Ancelotti e ka fituar dy herë këtë trofe në të kaluarën me Milanin (2003 dhe 2007), mirëpo tani thotë se Liga e Kampionëve është një garë shumë më e vështirë.

“Jemi në një fazë të Ligës së Kampionëve, e cila shton maksimalisht adrenalinën. Më përpara, Liga e Kampionëve është fituar më lehtë, por tash ka më shumë konkurrencë”, ka thënë trajneri për La Stampa. /Telegrafi/