LAJMI I FUNDIT:

Terry emocional pas përkrahjen nga fansat

Terry emocional pas përkrahjen nga fansat

Kapiteni i Chelseat, John Terry, është mjaft i kënaqur nga publiku në Stamford Bridge për mikpritjen e tyre në fitoren e mbrëmshme kundër Arsenalit.

Në fund të ndeshjes, Terry i emocionuar hodhi fanellën e tij në turmën e fansave të Chelseat, para se t’i japë Ancelottit një përqafim.

“Isha duke thënë faleminderit për paraqitjen. Do ta përqafoja çdo lojtarë të ekipit pas kësaj ndeshje, nëse do të mundja”, ka thënë Ancelotti rreth përqafimit me Terryn.

Në anën tjetër edhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vetëm fjalë të mira për paraqitjen e John Terryt.


“John Terry është lojtar i cili gjithmonë dëshiron të fitojë dhe ai është mjaft i fuqishëm për të ndarë atë që është jashtë fushe dhe atë që është në fushë”, ka thënë Wenger.

Terry së fundi ka qenë në qendër të kritikave për shkak të aferës me ish-partneren e ish-shokut të skuadrës, Wayne Bridge, ndërsa javën e kaluar humbi edhe shiritin e kapitenit të kombëtares./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Premier League
Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori