LAJMI I FUNDIT:

Espanyol, viktimë e radhës e Real Madridit

Espanyol, viktimë e radhës e Real Madridit

Real Madridi ka shënuar edhe një fitore të radhës. Këtë herë, viktimë e lojës së madrilienëve ishte ekipi Espanyol – të cilin në Bernabeu futbollistët e trajnerit Manuel Luis Pellegrini e mposhtën me rezultat 3:0.

Golin e parë për madrilienët e shënoi Sergio Ramos, në minutën e 5 të pjesës së parë, ndërkaq epërsinë solide në këtë pjesë të lojës për Real Madridin e siguroi Kaka, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 30.

Duhet cekur se Reali ka lëshuar edhe një mori rastesh, për të shënuar gol në pjesën e parë të lojës. Raste të mira shënimi pati legjenda Raul, mirëpo portieri i Espaniolit, Carlos Kameni, ishte në nivel të detyrës.

Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes Reali dominoi në tërësi, ndërsa fitoren e madrilienëve e kurorëzoi Higuain, i cili u fut në lojë si zëvendësim, dhe tregoi se përkundër një mungese prej disa ndeshjesh nuk e ka harruar zanatin e shënimit të golave. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Premier League
Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori