LAJMI I FUNDIT:

United tmerron Portsmouthin

United tmerron Portsmouthin

Manchester United ka prekur kreun e Ligës Premier pasi ka mposhtur ekipin e fundit në tabelë Portsmouth, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Old Trafford.

Tre gola të shënuar në portën e gabuar nga ekipi mysafir dhe dy të shënuar në portën e duhur nga vendasit i kanë dhënë fitoren 5-0 ekipit të drejtuar nga Sir Alex Ferguson.

Ishte Wayne Rooney ai i cili hapi serinë e golave për kampionin në fuqi të Ligës Premier, kur pas 40 minutash lojë shënoi golin e 21-të në ligë këtë sezon.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, një goditje nga Nani u devijua nga Anthony Vanden Borre që përfundoi në rrjetën e mysafirëve për të çuar vendasit në pauzë me avantazh prej dy golash.


Skenar i ngjashëm u përsërit edhe 14 minuta pasi filloi pjesa e parë, kur goditja e Michael Carrick u devijua Richard Hughes që dërgoi topin në rrjetën e tij (59’).

Tre minuta më pas Dimitar Berbatov shënoi golin e katërt për United, para se të vijë edhe autogoli i tretë në ndeshje, kësaj here nga Marc Wilson (69’), për të vulosur dështimin e Portsmouth.

Rezultati e ngre United një pikë mbi Chelsean në maje të tabelës së Ligës Premier, së paku deri nesër kur blutë do të ketë një përballje të vështirë përballë Arsenalit në Stamford Bridge./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Premier League
Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori