LAJMI I FUNDIT:

Nedved: Hamsik është pasardhësi im

Nedved: Hamsik është pasardhësi im

Ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, beson se ylli i Napolit, Marek Hamsik, ka kualitetet për të qenë pasardhësi i tij te Bianconerët.

“Hamsik është pasardhësi im i vërtetë. Ai është një lojtar me karakteristikat që ia mundësojnë të luajë sikur unë”, i ka thënë Nedved të përditshmes çeke Sport.

Zonja e Vjetër ende nuk e ka gjetur një zëvendësues të denjë të Nedved, duke qenë se Diego luan thuajse si sulmues dhe nuk ka aftësitë defensive që i ka pasur Nedved. /Telegrafi/