LAJMI I FUNDIT:

Mancini i ngazëllyer me kalimin te Milani

Mancini i ngazëllyer me kalimin te Milani

Amantino Mancini, i cili u huazua nga Interi te Milani, thotë se është i gatshëm për të filluar aventurën e re te Rossonerët.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Po shoh një atmosferë ndryshe në Milanelllo dhe ndihem si një djalë i ri, i cili ka dëshirë të madhe për të luajtur”.

“Viti i kaluar ishte i vështirë (për mua), por unë dua ta harroj atë dhe të vazhdoj përpara këtu”.

“Dua ta falënderoj presidentin e Interit, Massimo Moratti, i cili kuptoi situatën time dhe po ashtu (dua ta falënderoj) Milanin për besimin”.


“Jam i entuziazmuar dhe dua ta tregoj formën time si kur isha te Roma”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/