LAJMI I FUNDIT:

Okaka huazohet te Fulham

Okaka huazohet te Fulham

Fulham ka kompletuar angazhimin e sulmuesit të Romës, Stefano Okaka, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Italisë tashmë një kohë të gjatë është cak i Roy Hogson pasi menaxheri i Fulhamit ishte impresionuar nga paraqitjet e tij pas takimeve në mes dy ekipeve në Ligën e Evropës.

“Sulmuesi i Romës dhe përfaqësueses italiane deri në 21 vjet, Stefano Okaka, i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e Fulhamit.

Lojtari mbrëmë u angazhua për romakët dhe shënoi gol që edhe i dha tre pikë ekipit të drejtuar nga Claudio Ranieri./Telegrafi/