LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Terry është kapiten fantastik

Ancelotti: Terry është kapiten fantastik

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se goli i fitores i shënuar nga John Terry në ndeshjen kundër Burnleyt mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit.

Terry është nën presion të madh që nga dita e premte, kur u zbulua se ai kishte pasur aferë me Vanessa Perroncel ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge.

“Ai është një djalosh i fuqishëm dhe një lojtarë i shkëlqyeshëm profesional. Çdokush mund të ketë probleme dhe është e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar në detyrë dhe ai e ka bërë këtë”.

“Ajo është jeta e tij private. Kjo është puna. Nuk duhet të themi asgjë pasi ai është shumë profesional, një kapiten fantastik dhe ka bërë një punë fantastike për ne. Të gjithë e përkrahim atë dhe familjen e tij”.


“John Terry është i veçantë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ai shënoi një gol fantastik, që mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit. Ndoshta është një shenjë për përcaktimin e fatit të titullit të Ligës Premier”, ka shtuar Ancelotti./Telegrafi/