LAJMI I FUNDIT:

Australian Open: Serena mbron titullin

Australian Open: Serena mbron titullin

Numri një i botës në tenis, Serena Williams, ka triumfuar në finalen e Australian Open duke mposhtur të rikthyerën Justin Henin në tre sete (6-4, 3-6, 6-2).

Williams e fitoi setin e parë, por u dorëzua në të dytin ndaj kampiones së vitit 2004, para se ta fitojë bindshëm setin e tretë që i solli edhe titullin gjatë përballjes që zgjati dy orë e shtatë minuta.

Me fitoren e sotme Williams mbron titullin e fituar në vitin e kaluar (2009), që është hera e pestë në këtë turne pas edhe tre triumfeve të mëhershme në vitet 2003, 2005 dhe 2007. Williams bëhet femra e parë që mbron titullin në Australian Open që kur Jennifer Capriati e mbrojti në vitin 2002.


Ky trofe është i 12-ti Grand Slam për Williams që barazohet me Billie Jean King në pozitën e gjashtë të listës së kampioneve që kanë fituar më së shumti Grand Slam./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Përfaqësuesja e Kosovës
Maresca tregon pse Chelsea e transferoi Jadon Sanchon:

Maresca tregon pse Chelsea e transferoi Jadon Sanchon:

Premier League
Kalo në kategori