LAJMI I FUNDIT:

Crespo lojtar i Parmës?

Crespo lojtar i Parmës?

Sipas njoftimeve më të reja në Itali, Hernan Crespo është rikthyer te skuadra e tij e dikurshme- Parma.

Më herët agjenti i argjentinasit tha se Genoa dhe Parma janë në bisedime për një transferim të mundshëm, ndërsa tani tuttomercatoweb shkruan se tashmë është arritur marrëveshja, dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar.

Crespo u transferua te Genoa në fillim të këtij sezoni dhe është paraqitur në 16 ndeshje këtë sezon.

Mirëpo, dëshira e 34-vjeçarit që të luajë për përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror 2010, ka bërë që ai të kërkojë një skuadër ku do të jetë rregullisht titullar. /Telegrafi/