LAJMI I FUNDIT:

AO: Federer në finale

AO: Federer në finale

Roger Federer ka treguar formën e tij më të mirë duke shkatërruar Jo-Wilfried Tsonga në tre sete (6-2, 6-3, 6-2) dhe për të siguruar vend në finalen e Australian Open.

Numri një i botës do të takohet me britanikun Andy Murray në finalen e të dielës, që do të jetë një përsëritje e finales së US Open të vitit 2008, të cilën e fitoi zvicerani.

Federer kurrë nuk pati telashe nga finalisti i Australian Open 2008, Tsonga, dhe e fitoi ndeshjen brenda vetëm 88 minutash.

Përballja e të dielës do të jetë finalja e tetë radhazi Grand Slam dhe e 22-ta në karrierën Federer. Ai ka fituar 15 nga 21 finalet e kaluara./Telegrafi/