LAJMI I FUNDIT:

AO: Henin dhe Serena takohen në finale

AO: Henin dhe Serena takohen në finale

Justine Henin ka shkatërruar kinezen Zheng Jie në gjysmëfinalen e Australian Open duke e mposhtur 2-0 në sete (6-1, 6-0), për të caktuar finale me kampionen në fuqi të këtij turneu, Serena Williams.

Amerikania pati punë ca më të vështirë ndaj kinezes tjetër, Li Na, të cilën e mposhti po ashtu në dy sete por duke e fituar secilin me tie-break (7-6, 7-6).

Fituesja e shtatëfishtë e turneve Grand Slam, Henin, është duke luajtur vetëm turneun e dytë garues pas 18-muajve pauzë dhe tashmë synon të triumfojë edhe në finale.

“Isha e lodhur sigurisht, kisha një sërë ndeshjesh të vështira. Kam luajtur në mënyrë shumë agresive. Ishte ëndërr për mua që në këtë mëngjes të siguroj finalen dhe tash mund të pushoj dhe të përgatitem për atë”.


“Do të jetë vështirë kundër lojtares më të mirë bë botë. Ajo (Serena) është vërtetë një kampione. Ajo e ka dëshmuar këtë edhe në këtë turne. Jam e lumtur që ajo do të jetë kundërshtarja e ime, pasi është më e mira”, ka thënë Henin pas triumfit në gjysmëfinale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori