LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Nuk jemi të interesuar për Rooneyn

Valdano: Nuk jemi të interesuar për Rooneyn

Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka pranuar se Wayne Rooney është një sulmues i jashtëzakonshëm, mirëpo thotë se skuadra e tij aktualisht nuk interesohet për shërbimet e lojtarit të Manchester United.

Sulmuesi anglez është shndërruar në lider të Djajve të Kuq, ndërsa forma e tij ka nxitur interesim nga top-skuadrat evropiane, siç janë Real Madrid dhe Barcelona.

Sidoqoftë, vetë Rooney hodhi poshtë spekulimet se mund të largohet nga Old Trafford duke thënë se është i kënaqur me fanellën që bart.

Ndërsa tani edhe Valdano shprehet kundër këtyre thashethemeve dhe thotë se Mbretërit nuk janë të interesuar për Rooneyn.


“Ai është i jashtëzakonshëm, shumë, shumë i mirë. Rooney është anglez, të gjithë e dimë se ata e kanë shumë të vështirë të përshtaten në ligat tjera përpos Ligës Premier”.

“Ai është lojtar tërheqës, por ne nuk jemi të interesuar për shërbimet e tij”, ka thënë Valdano për Radio COPE. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori