LAJMI I FUNDIT:

Atletico mposht Sevillan

Atletico mposht Sevillan

Ndeshja tjetër derbi e javës së 16-të në La Liga, është zhvilluar ndërmjet Atletico Madridit dhe Sevillas.

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Vicente Calderon ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët, me golin e Renatos të shënuar një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Me të filluar fraksioni i dytë i lojës (48’), Ivica Dragutinovic shënoi autogol për të barazuar rezultatin.


Tri pikë të arta kryeqytetasve ua siguroi Antonio Lopez (90’+3), i cili shënoi në portën e Andres Palop, pas krosimit të Sabrosa Simaos nga gjuajtja e lirë.

Sevillas kjo humbje i ka kushtuar me vendin e tretë në tabelë, të cilin tashmë e mban Valencia, ndërsa Atletico Madridi dalëngadalë po largohet nga zona e rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës

Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës

Sport
Kalo në kategori