LAJMI I FUNDIT:

Ineri përgatit ofertë për Steven Gerrard?

Ineri përgatit ofertë për Steven Gerrard?

Sipas Corriere dello Sport, kampioni i Serie A, Inter, dëshiron të angazhojë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Të kuqtë për momentin gjenden në krizë si në fushë po ashtu edhe jashtë saj, pasi pronarët e klubit ende nuk mund të gjejnë zgjidhje për borxhin, ndërsa të zgjedhurit e Rafa Benietz kanë shënuar vetëm dy fitore në dy muajt e fundit.

Nëse Liverpooli nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund të ketë ndryshime në Anfield.

Po ashtu të kuqtë do të humbin një shumë të madhe të të ardhurave nëse nuk kualifikohen për në garën evropiane, andaj do të detyrohen të shesin disa prej yjeve si Fernando Torres, Javier Mascherano dhe Steven Gerrard.


Interi ka ringjallur interesimin për Gerrard, pasi u përpoq ta angazhojë atë në vitin 2005. Sipas Corriere dello Sport, Mourinho do të përpiqet që edhe në verën e ardhshme ta angazhojë mesfushorin dhe nerazurët janë të gatshëm të ndajnë 20-30 milionë euro për shërbimet e tij. Gerrard është cak edhe i Barcelonës dhe Real Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori