LAJMI I FUNDIT:

‘el Clasico’, fiton Barca

‘el Clasico’, fiton Barca

Dy gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Real Madridi, kanë dhuruar spektakël në përballjen e të dielës mbrëma në Camp Nou.

Superderbi botëror- ‘el Clasico’ është zhvilluar në kështjellën e Blaugranëve, të cilët ishin nikoqirë të Mbretërve, në takimin që përfundoi me fitore minimale të vendasve, prej 1-0.

Ishte ky takimi ndërmjet 22 lojtarëve më të shtrenjtë që janë përballur ndonjëherë në historinë e futbollit, ndërsa dallimi i tyre në tabelë ishte vetëm një pikë.

Edhe pse u njoftua që Zlatan Ibrahimovic do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Lionel Messi e Cristiano Ronaldo do të qëndrojnë në stol, ndodhi e kundërta: Ibra qëndroi në bankën rezervë, ndërsa Messi dhe Ronaldo luajtën nga fillimi.


Përkundër bukurisë së lojës, intensitetit, dinamikës dhe rasteve, pjesa e parë përfundoi pa gola. Mirëpo nuk ndodhi ashtu në pjesën e dytë.

Pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë, sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, krijoi avantazhin e vendasve (56’), pas një krosimi të Dani Alves.

Ritmin kësaj ndeshjeje ia ngadalësoi Sergio Busquets, i cili u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë (63’).

Megjithatë, përkundër epërsisë në numrin e lojtarëve, dhe përkundër se trajneri Manuel Pellegrini inkuadroi të gjithë sulmuesit në lojë, Los Blancos nuk arritën as ta barazojë rezultatin.

Në fund të ndeshjes gjakrat u nxehën edhe më shumë, ashtu që edhe Lassana Diarra u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj fitoreje Barcelona rimerr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Kalo në kategori