LAJMI I FUNDIT:

“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, e kishte udhëhequr delegacionin e drejtorëve të klubit në drekën që kishin me përfaqësuesit e Barcelonës para ndeshjes së të dielës. 

Mbrëmjen e të dielës, Barcelona ia doli që të fitojë me rezultat 4-2 si mysafir i Atletico Madridit, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2-0. 

Shefi i Atleticos kishte kritikuar vendimin e VAR-it për ta anuluar penalltinë e Julian Alvarez ndaj Real Madridit. 


Ai gjithashtu pati disa fjalë të forta edhe për Thibaut Courtois, pavarësisht se në të kaluarën kishte folur mirë për portierin belg, edhe pas disa komenteve që tregonin mungesë respekti të tij ndaj ish-klubit. 

Presidenti i Atletico Madridit ‘shpërthen’ ndaj VAR-it pas penalltisë së anuluar të Alvarez
Lexo po ashtu Presidenti i Atletico Madridit ‘shpërthen’ ndaj VAR-it pas penalltisë së anuluar të Alvarez

Pas derbit në Ligën e Kampionëve, Courtois kishte sulmuar Atleticon dhe Simeonen, të cilët u ankuan për ndarje të drejtësisë. 

“Jam i lodhur nga ky viktimizim i vazhdueshëm duke u ankuar për gjëra si këto. Në fund, gjyqtarët nuk favorizojnë ndonjë ekip, qoftë në Spanjë apo Evropë”, kishte thënë Courtois. 

Cerezo, i cili njihet zakonisht për qasjen e tij diplomatike, dha një përgjigje të papritur kur u pyet për këtë koment të Courtois. 

“Ai vetëm duhet të mbajë gojën mbyllur dhe të qëndrojë i qetë. Ai duhet të jetë mirënjohës për kohën që kishte tek Atletico”. 

“Ai është një portier i madh, por duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë që bëri sa ishte pjesë e jona, si një zotëri”, ka thënë Cerezo./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori