LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Atletico Madridi u eliminua nga rivalët e qytetit Real Madridi në xhiron e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Këto ishin dy ndeshje të shkëlqyera në të cilat, pas rezultatit të përgjithshëm 2-2, fituesi u vendos përmes penalltive.


Gjyqtarët e kanë anuluar goditjen e Julian Alvarez për shkak të kontaktit të dyfishtë. Argjentinasi rrëshqiti dhe preku dy herë topin kur gjuajti.

Kjo shkaktoi shumë polemika dhe Atletico lëshoi ​​​​një deklaratë.

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit
Lexo po ashtu Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

“Ne e dimë se një gabim VAR nuk do të ndryshojë kurrë rezultatin përfundimtar. Sado i qartë të jetë gabimi, rezultati do të qëndrojë”, ishte reagimi fillestar i Los Cholchoneros.

“Por, na vjen shumë keq për këtë ‘incident’ dhe ndikimin e tij tek ne”.

“Kjo ka shkatërruar shpresat e miliona tifozëve dhe ka minuar përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit tonë”.

“Pavarësisht shpjegimit të UEFA-s, ne jemi të frustruar sepse besojmë se:

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media
Lexo po ashtu Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

*Topi nuk lëviz qartë përpara se të goditet në ndonjë nga këndet e disponueshme.

*VAR duhet të ndërhyjë vetëm në rastet e gabimeve të qarta dhe të dukshme, dhe ky vendim është marrë në vetëm 45 sekonda, sipas një deklarate nga stafi i zyrtarëve”.

“Nuk është në ADN-në e Atleticos të bëjë justifikime. Tashmë po presim me padurim sfidën tonë të radhës – ndeshjen e së dielës kundër Barcelonës”, përfundon reagimi i Atleticos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori