Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut rreth 14 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 18.15 euro, kurse në Serbi 19.05 euro.
Për shkak të çmimeve të ushqimeve shumë nisma qytetare në Ballkanin Perëndimor bënë thirrje për bojkotimin e supermarketeve.
Bojkot masiv në Kroaci
Kroacia e nisi e para dhe brenda një jave shitjet ranë me të paktën 53 për qind. Rrjeti gjigant i supermarketeve “Kaufland Croatia” njoftoi se do të ulte çmimet e të paktën 1000 produkteve. Nga ana tjetër, Konzum, bëri me dije se do të injektonte para në mënyrë që të ulte ose të ngrinte çmimet për 250 produkte vendase. Përballë këtij bojkoti masiv, pati edhe një reagim nga qeveria, e cila njoftoi se do të shtonte në listën e produkteve me çmime të kufizuara plot 40 produkte të tjera.
Në Shqipëri dhe Kosovë asnjë reagim
Në një faqe në Instagram të quajtur “Qytetarët” u shpërndanë thirrje për bojkot të supermarketeve nga data 5 deri më 10 shkurt. Megjithatë, reagimi i qytetarëve ka qenë i pakët. DW vizitoi disa prej këtyre supermarketeve gjatë këtyre datave dhe ka vërejtur se qytetarët kanë vazhduar të bëjnë blerje si zakonisht.
Njësoj si Shqipëria ka qenë edhe Kosova. Në rrjetet sociale ka pasur thirrje për bojkot, por qytetarët nuk e kanë përqafuar si nismë.
Dy bojkote në Maqedoninë e Veriut
Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar dy bojkote. Në bojkotin e parë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka pasur një rënie të shitjeve me 46.59 për qind. Nga ana tjetër, në bojkotin e dytë ka pasur një rënie më të vogël të shitjeve, në masën 22.12 për qind. Përtej këtyre shifrave, qytetarët nuk i kanë ndalur thirrjet për të bojkotuar supermarktet, si një masë proteste kundër rritjes së çmimeve që janë regjistruar gjatë viteve të fundit.
Ngrirje çmimesh në Bosnjë dhe Hercegovinë
Bojkot ka pasur dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i mbajtur në datën 31 janar, ku në supermarkete, ndryshe nga herët e kaluara, ka pasur një numër shumë të vogël klientësh. Qeveria ka reaguar menjëherë duke njoftuar se do të ngrijë çmimet e të paktën 50 produkteve, por një deklaratë e tillë është parë me skepticizëm nga qytetarët. Po ashtu, kontrollet e intensifikuara dhe ndëshkimet për rritjen e paarsyeshme të çmimeve, të cilat janë njoftuar nga qeveria e Republikës Serbe, nuk u panë si masa të besueshme për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve. Për këtë arsye, qytetarët zhvilluan një bojkot të dytë në 7 shkurt, ndonëse përgjigja qytetare ishte në nivele më të ulëta krahasuar me bojkotin e parë.
Reagime të pjesshme në Serbi dhe Malin e Zi
Në Malin e Zi, deri tani janë realizuar dy bojkote. Bojkoti i parë u mbajt më 31 janar, nga ku sipas të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, ka pasur një rënie të qarkullimit deri në gjysmë milioni euro.
Në ditën e bojkotit, shitjet ranë me 56.14 për qind krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar. Edhe në Malin e Zi, thirrjet për mbajtjen e një bojkoti tjetër kanë vijuar në rrjetet sociale, por ndaj tyre nuk ka pasur reagim masiv.
Për shkak të inflacionit dhe rritjes drastike të çmimeve, në Serbi, bojkoti i parë dha efekt. Ai u mbaj në 31 janar dhe sipas, të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, gjatë kësaj dite ka pasur 25 për qind më pak kupona fiskalë të prerë. Si përgjigje, supermarketet rritën çmimet, qeveria nuk reagoi dhe për këtë arsye qytetarët bën thirrje për një bojkot të dytë, por nuk ka të dhëna konkrete se cilat ishin rezultatet e këtij bojkoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet