LAJMI I FUNDIT:

Rusia vazhdon sulmet mbi Ukrainën derisa bisedimet me SHBA-në pritet të fillojnë

Rusia vazhdon sulmet mbi Ukrainën derisa bisedimet me SHBA-në pritet të fillojnë

Të paktën 100 mijë banorë kanë mbetur pa energjie elektrike në Mykolaiv si pasojë e një sulmi rus në këtë qytet ukrainas, ka njoftuar presidenti Volodymyr Zelensky.

Lideri ukrainas shtoi se shtëpitë kanë mbetur edhe pa ngrohje nga sulmet me dronë që goditën infrastrukturën kritike, transmeton Telegrafi.

Mykolaiv gjendet në jug të Ukrainës dhe aktualisht atje po mbretërojnë temperaturat e ulëta, që po arrijnë deri në minus 10 gradë celsius.


Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë
Lexo po ashtu Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Sulmi ndodhi një ditë pasi u njoftuar se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë do të takohen në Arabinë Saudite, për të diskutuar planin për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Ukraina dhe Evropa nuk kanë pranuar ftesë për të marrë pjesë në këto bisedime.

Ndërsa Zelensky tha se ky është raundi i fundit i agresionit rus, që po dëshmon se nuk është e gatshme për paqe.

“Këtë nuk e bëjnë ata që duan të rikthejnë paqen dhe të përgatiten për negociata”, shtoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori