Një ekip kinez ka zbuluar një coronavirus të ri te lakuriqët e natës, i cili mund të kalojë nga kafshët te njerëzit, pasi përdor të njëjtin receptor njerëzor si virusi që shkakton COVID-19.
Studimi është udhëhequr nga Shi Zhengli – një virologe e njohur, shpesh e quajtur “gruaja e lakuriqëve të natës” për shkak të kërkimeve të saj të gjera mbi coronavirusët te lakuriqët – në Laboratorin e Guangzhous, në bashkëpunim me studiues nga Akademia e Shkencave të Guangzhous, Universiteti i Wuhan-it dhe Instituti i Virologjisë në Wuhan.
Shi është e njohur për punën në institutin e Wuhanit, i cili ka qenë në qendër të polemikave për origjinën e COVID-19, me një teori që sugjeron se virusi mund të ketë dalë nga një rrjedhje laboratorike në qytet.
Ndërsa ende nuk ka një konsensus mbi origjinën e virusit, disa studime sugjerojnë se ai buron nga lakuriqët dhe mund t’u jetë transmetuar njerëzve përmes një kafshe ndërmjetëse. Shi ka mohuar që instituti të ketë qenë përgjegjës për shpërthimin e virusit.
Zbulimi i fundit është një linjë e re e coronavirusit HKU5, i identifikuar për herë të parë te lakuriqi japonez i natës në Hong Kong, shkruajnë mediat e huaja.
Virusi i ri i përket nënllojit merbecovirus, ku përfshihet edhe virusi që shkakton sindromën respiratore të Lindjes së Mesme (MERS).
Ky virus është në gjendje të lidhet me enzimën konvertuese të angiotenzinës (ACE2) te njerëzit, të njëjtin receptor që përdor virusi SARS-CoV-2, shkaktari i COVID-19, për të infektuar qelizat.
“Ne raportojmë zbulimin dhe izolimin e një linje të veçantë (linja 2) të HKU5-CoV, e cila mund të përdorë jo vetëm ACE2 të lakuriqëve, por edhe atë njerëzor dhe të gjitarëve të tjerë”, shkruan studiuesit në një punim të botuar në revistën shkencore “Cell”.
Studiuesit zbuluan se kur virusi u izolua nga mostrat e lakuriqëve të natës, ai ishte në gjendje të infektonte qelizat njerëzore, si dhe struktura të krijuara artificialisht që imitojnë organet e frymëmarrjes dhe të zorrëve.
“Merbecovirusët te lakuriqët e natës … paraqesin një rrezik të lartë për t’u përhapur te njerëzit, qoftë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë apo përmes kafshëve ndërmjetëse”, shtuan studiuesit.
HKU5-CoV-2 mund të lidhet jo vetëm me receptorët ACE2 te njerëzit, por edhe te disa specie të tjera, të cilat mund të veprojnë si pritës ndërmjetës dhe ta transmetojnë atë te njerëzit.
Nënlloji “Merbecovirus” përfshin katër lloje të dallueshme – virusin MERS, dy lloje të gjetura te lakuriqët e natës dhe një te iriqët – dhe vitin e kaluar u shtua në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për patogjenët në përgatitje për pandemitë e mundshme.
Kujtojmë se revista “Cell”* publikoi një studim nga një ekip në Universitetin e Uashingtonit në Seattle dhe Universitetin e Wuhan-it, i cili arriti në përfundimin se ndonëse varianti HKU5 mund të lidhet me receptorët ACE2 të lakuriqëve të natës dhe gjitarëve të tjerë, ai nuk tregoi lidhje të fortë me njerëzit.
Megjithatë, ekipi i Shit argumenton se HKU5-CoV-2 është më i përshtatur për t’u lidhur me ACE2 njerëzor në krahasim me linjën 1 të virusit dhe “mund të ketë një gamë më të gjerë dhe një potencial më të lartë për infeksione ndërmjet specieve”.
Ata shtuan se nevojitet më shumë monitorim të virusit, por theksuan se aftësia e tij për të infektuar njerëzit është “ndjeshëm më e ulët” se ajo e virusit COVID-19 dhe se “rreziku i shfaqjes së HKU5-CoV-2 në popullatën njerëzore nuk duhet të ekzagjerohet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

“Prisni, unë do ta bëj këtë” - momenti kur Meloni e Italisë ndërpret përkthyesen gjatë takimit me Trump

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj "armëpushimit të Pashkëve" të Putinit

Forcat ruse kanë shkelur armëpushimin mbi 2000 herë që nga fillimi i ditës – thotë Zelensky

Kina po dërgon ushtarë në Ukrainë për t'u përgatitur për një pushtim të Tajvanit

Astronauti më i vjetër i NASA-s feston ditëlindjen e 70-të me kthimin në Tokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres