Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur një akt agresioni kundër anëtarëve të NATO-s që në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Volodymyr Zelensky tha se sulmi mund të vijë nga Bjellorusia.
“Rusia po përgatitet për një përshkallëzim të madh ushtarak, duke synuar potencialisht vendet e NATO-s që në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Zelensky.
Gjithashtu, ai vuri në dukje në mënyrë specifike Bjellorusinë si një pikënisje për një sulm të mundshëm në të ardhmen.
Zelensky tha se Kievi “e kupton qartë se çfarë do të bëjnë rusët me Bjellorusinë”.
“Rusia po përgatit 15 divizione. Rreth 100-150,000 trupa po trajnohen për të përkeqësuar situatën në drejtimin e Bjellorusisë”, paralajmëroi lideri ukrainas.
“Nuk jam i sigurt nëse do të sulmojnë Ukrainën, por do të sulmojnë. Ndoshta Ukraina, ndoshta Polonia, ndoshta vendet baltike”, vazhdoi ai.
Bëhet e ditur se presidenti i Ukrainës tha se politikanët e BE-së mbeten “shumë të shqetësuar” për reagimin e SHBA-së dhe mbështetjen e mundshme në rast të një sulmi.
“Të gjithë në Evropë janë të shqetësuar. Evropianët janë shumë të shqetësuar. Ata kanë frikë se do të mbeten pa mbështetjen e SHBA-së”, tha Zelensky.
“Ajo që ne shohim tashmë është se Evropa do ta forcojë më shumë këtë unitet rreth Ukrainës, sepse kjo është mbrojtja e tyre. Ata e kuptojnë gjithnjë e më shumë se janë të radhës. Jo në një të ardhme të largët, por në të ardhmen”, vuri në dukje presidenti.
Ndryshe, në fillim të kësaj jave, Shërbimi Informativ Danez i Mbrojtjes lëshoi një paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se Rusia mund të gjejë mundësinë për të nisur një luftë në shkallë të gjerë në Evropë brenda pesë viteve nëse Moska “e percepton NATO-n si të dobësuar ushtarakisht ose të ndarë politikisht”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Në fillim të vitit 2022, Rusia përdori Bjellorusinë si pikënisje për agresionin e saj në Ukrainë.
Kjo u parapri nga Minsku që lejoi forcat e armatosura ruse të organizonin “stërvitje ushtarake” njëjavore, të cilat ishin një fasadë për pushtimin e planifikuar.
Më 24 shkurt, trupat ruse kaluan në Ukrainë nga Bjellorusia, duke pushtuar së shpejti pjesët veriore të rajoneve të Kievit dhe Chernihiv.
Forcat ruse hynë në qytetet satelitore të Kievit, Bucha, Irpin dhe Hostomel nga Bjellorusia, duke pushtuar zonën deri në fund të marsit.
Sipas vlerësimeve të NATO-s, forca sulmuese që hyri në Ukrainë nga Bjellorusia kishte deri në 30,000 trupa ruse.
Ndërsa dhjetorin e kaluar, aleati i Putinit, Alexander Lukashenko tha se vendi i tij po pret dhjetëra armë bërthamore ruse dhe do të përgatiste objektet për vendosjen e planifikuar të raketës balistike hipersonike më të re të Moskës.
Komentet e tij erdhën pasi ai dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një traktat që jep garanci sigurie për Bjellorusinë, aleatin më të ngushtë të Moskës, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore për të ndihmuar në zmbrapsjen e çdo agresioni.
Pakti pasoi rishikimin e doktrinës së saj bërthamore nga Moska, e cila për herë të parë e vendosi Bjellorusinë nën ombrellën atomike ruse në mes të tensioneve me Perëndimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese - vjen reagimi i Beogradit zyrtar

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame