LAJMI I FUNDIT:

“I thashë Salah se duhej të mendonte për veten e tij” – Lovren flet për të ardhmen e egjiptianit dhe godet ish klubin e tij

“I thashë Salah se duhej të mendonte për veten e tij” – Lovren flet për të ardhmen e egjiptianit dhe godet ish klubin e tij

Lojtari më i mirë i Liverpoolit dhe i Ligës Premier këtë sezon, Mohamed Salah, është në vitin e fundit të kontratës me klubin.  

Salah është 32 vjeç dhe, pavarësisht shifrave mbresëlënëse, nuk është e sigurt se do të qëndrojë te Liverpool. Këtë sezon ai ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 13 herë vetëm në Ligën Premier, të cilën Liverpooli e kryeson.  

Mik i mirë i Salah është lojtari kroat, Dejan Lovren, i cili ka komentuar situatën e tij për portalin Win Win. 


“Salah beson se ka disa gjëra që mungojnë kur bëhet fjalë për klubin, por shpresoj se gjithçka do të zgjidhet së shpejti”.  

“Realiteti është ndryshe, ai është më afër largimit sesa të qëndrojë në Anfield. Kam arritur në përfundimin se klubi nuk e respekton mjaftueshëm ose jo aq sa ai mendon se e meriton, por kjo është ana tjetër e historisë dhe ai mund ta shohë se a sheh aty pensionim”. 

“Të gjithë duan që ai të qëndrojë, unë personalisht dua. E thirra një ditë më parë dhe i thashë: “Mo, duhet të mendosh për veten. Shiko çfarë ke bërë për këtë klub dhe çfarë je ende në gjendje të bësh”, komentoi ish-lojtari i kombëtares kroate dhe mbrojtësi i Liverpool, i cili tani luan për PAOK-un grek. 

FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool
Lexo po ashtu FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool

Tutje, Lovren thotë se atij nuk po i kushtohet vëmendje e madhe, sikurse Messit apo Ronaldos, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës.  

“Mendoj se pavarësisht gjithçkaje që ka bërë, atij ende nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme, sepse nëse do të ishte Messi apo Ronaldo, çdo ditë do të flitej se pse nuk iu vazhdua kontrata dhe pse nuk iu dha oferta e duhur”, deklaroi Lovren. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori