LAJMI I FUNDIT:

Clinton, Washington, Johnson dhe Messi ndër të dekoruarit me medaljen më të lartë civile amerikane

Clinton, Washington, Johnson dhe Messi ndër të dekoruarit me medaljen më të lartë civile amerikane

Në prag të largimit nga detyra presidenti amerikan, Joe Biden ndau Medaljet Presidenciale të Lirisë, nderimin më të lartë civil të vendit, për një grup të larmishëm personalitetesh, duke theksuar gamën e gjerë të kontributeve që po vlerësohen, duke përfshirë politikën, kulturën, sportin, filantropinë dhe artet.

Nga trashëgimia politike e Hillary Clinton, te ndikimi i Ralph Lauren në dizajn, ndikimi global i Lionel Messit në futboll dhe Magic Johnsonit në basketboll, përpjekjet humanitare të Bonos dhe kontributet filantropike të George Sorosit, kjo përzgjedhje pasqyron një përkushtim për të nderuar përkryerjen dhe ndikimin e rëndësishëm shoqëror.

Gjatë ceremonisë, Biden vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e këtyre individëve, të cilët, sipas tij, “kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë amerikane dhe më gjerë”.


Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë theksoi se të nderuarit janë dalluar për “kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në begatinë, vlerat dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, për paqen ndërkombëtare dhe përpjekjet e tjera të rëndësishme shoqërore, publike dhe private.”

Hillary Clinton u nderua për udhëheqjen e saj të gjatë politike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, ndërsa George Soros u vlerësua për mbështetjen ndaj lirisë dhe demokracisë në mbarë botën.

Nga ana tjetër, Denzel Washington, përveç karrierës së shkëlqyer në kinematografi, u njoh edhe për angazhimin në bamirësi dhe kauza humanitare.

Ceremonia ishte një moment emocionues, ku personalitetet e pranishme dhe të ftuarit nga fusha të ndryshme vunë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, barazisë dhe respektimit të diversitetit si vlera themelore të shoqërisë amerikane.

Lista e plotë

Jose Andres, Bono, Ashton Baldwin Carter, Hilary Rodham Clinton, Michael J.Fox, Tim Gill, Jane Goodall, Fannie Lou Hamer, Earvin “Magic” Johnson, Robert Francis Kennedy, Ralph Lauren, Lionel Messi, William Sanford Nye, George W. Romney, David M. Rubenstein, George Soros, George Stevens, Jr., Denzel Washington dhe Anna Wintour.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Perëndimi kërkon të hetohen shkeljet lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska

Perëndimi kërkon të hetohen shkeljet lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska

Bosnja
Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarret në Kaliforni

Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarret në Kaliforni

Amerika
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Amerika
Autoritetet në Los Anxhelos përdorin buldozerë për të “pastruar” rrugët nga veturat e braktisura si pasojë e zjarrit

Autoritetet në Los Anxhelos përdorin buldozerë për të “pastruar” rrugët nga veturat e braktisura si pasojë e zjarrit

Amerika
Skenat dramatike teksa zjarret shpërthejnë në perëndim të Los Anxhelosit - përmes fotografive

Skenat dramatike teksa zjarret shpërthejnë në perëndim të Los Anxhelosit - përmes fotografive

Amerika
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Botë
Kalo në kategori