Kemi gatishmëri për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por mesazhi është i qartë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po përpiqemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave, ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për “Faktor”.
“Ne insistojmë në këtë, sepse në rast të një bllokade të përsëritur në të ardhmen, shpresa mes qytetarëve do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të bindim qytetarët se një ditë do të përfundojmë në Bashkimin Evropian. Besojmë fuqishëm se këto tri faza, të realizuara me konsistencë dhe vendosmëri, në fund të fundit do të rezultojnë me progres”, thotë Mickoski në intervistë.
Ai vlerësoi se takimet e fundit me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë kanë forcuar rëndësinë e dialogut, por, theksoi ai, diplomacia në këtë rast nuk ka të bëjë me dorëzimin ndaj presionit, por me angazhimin aktiv të partnerëve tanë ndërkombëtarë për të siguruar që perspektiva e vendit të kuptohet.
“Ne theksuam gatishmërinë tonë për të punuar në mënyrë konstruktive, për sa kohë që procesi respekton sovranitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Derisa Bullgaria ruan mekanizmin e vetos, përpjekjet tona fokusohen në demonstrimin se integrimi evropian është një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Ne shfrytëzojmë mbështetjen e aleatëve të cilët pranojnë se çështjet bilaterale nuk duhet të cenojnë qëllimet më të gjera të BE-së”, thekson Mickoski.
Zgjidhja e çështjeve të brendshme, shtoi ai, njeh rëndësinë e forcimit të unitetit kombëtar dhe stabilitetit të brendshëm.
“Aktualisht po punohet në Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit dhe Reformën në Administratë, të cilat janë bazë për hapjen e klasterit Themelet. Pres që këto dy udhërrëfyes të përfundojnë në muajt në vijim dhe me këtë vendi ynë do të jetë i gatshëm formalisht dhe ligjërisht për hapjen e këtij klasteri. Mbështetja nga vendet anëtare dhe institucionet anëtare të BE-së është thelbësore dhe ne vazhdojmë të shtyjmë për një qasje të drejtë dhe të bazuar në merita ndaj anëtarësimit”, tha Mickoski në intervistë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“KOSOVA BOJKOTON”, qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale
Arrestohet një person nga Dellçeva për zjarrvënie
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?