Pas rënies së Bashar al-Assadit, nuk dihet nëse Rusia do të ruajë kontrollin mbi bazat ushtarake në Siri, të cilën një lobist kundër Vladimir Putinit e ka përshkruar si një tjetër disfatë gjeopolitike që e “poshtëron” presidentin rus.
Moska ka shpenzuar kapital të konsiderueshëm financiar dhe politik për të mbajtur Assadin në pushtet gjatë Luftës Civile siriane, por kapitulli i fundit, ku grupet rebelë të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damaskut, i ka dhënë një goditje ndikimit gjeopolitik të Rusisë.
“Ky është një momenti poshtërimi për Putinin”, tha aktivisti politik, Bill Browder dhe shtoi se “ai ‘shteri’ pasurinë pas Assadit. Ky i fundit tani është poshtëruar dhe mendoj se, në këtë mënyrë, është poshtëruar edhe Putini”.
Browder loboi në Kongresin amerikan për të miratuar Aktin Magnitsky për të ndëshkuar shkelësit e të drejtave të njeriut në Rusi, i emëruar sipas avokatit të tij, Sergei Magnitsky, i cili vdiq në një prej burgjeve ruse pasi zbuloi korrupsionin në Rusi.
Përveç humbjes së imazhit, Putini gjithashtu përballet me humbjen e portit të Tartusit të Mesdheut dhe të Khmeimim, si dhe pasurive të tjera strategjike në Siri.
“Siria ishte absolutisht jetike për asetet e marinës ruse që operonin në Mesdhe”, tha ish-nënadmirali amerikan, Robert Murrett, shkruan newsweek.
Për të dëmtuar marrëdhëniet me Izraelin, Putini mbështeti Iranin, i cili ka ndihmuar luftën në Ukrainë.
Por, bombardimet izraelite kanë dobësuar Teheranin dhe aleatët në Aksin e Rezistencës – Hezbollahun e Libanit. Kremlini do të luftojë për të ruajtur ndikimin në Siri, por humbja në këtë vend, është një tjetër goditje për Putinin.
“Gjëja që është absolutisht kyçe këtu është fakti se Siria ka kufij me kaq shumë shtete të tjera që janë të rëndësishëm për marrëdhëniet ruse – jo vetëm Iraku, por edhe Libani, Izraeli, Jordania, Turqia dhe të tjera”, shtoi Murrett, nëndrejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë dhe Ligjit në Universitetin Syracuse.
Armenia
Duke përshkruar pamundësinë e Putinit për të ndihmuar Assadin në mënyrën që e bëri në vitin 2016, kur bombardimet ruse në Aleppo e mbajtën atë në pushtet, Browder e vendosi ngjarjen në Siri brenda kontekstit të ndikimit të Rusisë në zona të tjera më të afërta me kufijtë e saj.
“Ai është thjesht jashtë fuqisë luftarake dhe nuk ishte vetëm Siria”, tha Browder dhe shtoi se “ai gjithashtu e braktisi Armeninë, ku kishte një prani ushtarake dhe ajo ra në duar të Azerbajxhanit”.
Ekonomia e Armenisë është ngushtësisht e lidhur me të Rusisë, por kryeministri i saj, Nikol Pashinyan, tha se Jerevani nuk do të rinovonte marrëdhëniet me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), grupimi i udhëhequr nga Moska që konsiderohet një alternativë ndaj NATO-s.
Armenia ishte e zemëruar nga pasiviteti i Moskës kur Azerbajxhani kreu një operacion në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, i cili kishte një popullsi etnike shumicë armene, por që njihej ndërkombëtarisht si i kontrolluar nga Baku.
Rumania, Moldavia, Gjeorgjia, Abkazhia
Browder gjithashtu tha se Putini po ka probleme me vendet në sferën e Moskës që nuk janë të lidhura me burime ushtarake.
“Ai humbi në Moldavi”, tha Browder për Times Radio, dhe “duket se në Rumuni nuk i kanë shkuar punët ashtu siç kishte planifikuar”.
Presidentja pro-BE e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi në një fushatë zgjedhore që ajo tha se përfshinte ndërhyrje “të paprecedentë” nga Moska.
Rusia ka mohuar akuzat për ndërhyrje në procesin zgjedhor atje, si dhe në Rumani, ku Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme raundin e parë të fituar nga kandidati i ekstremit të djathtë pro-Putin, Calin Georgescu.
“Pastaj ka një pyetje të madhe për Gjeorgjinë dhe pastaj pyetja e fundit, natyrisht, është Ukraina”, shtoi Browder.
Gjeorgjia ka kaluar nëpër protesta pasi partia qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane” tha se do ta pezullonte bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, duke shpërthyer zemërimin e shumë njerëzve në këtë vend të Kaukazit të Jugut.
“Çrregullimi në Gjeorgji krijon kaos në vend, i cili në pamje të parë mund të duket si diçka që punon në avantazhin e Putinit”, tha Michael Butler, profesor i shkencave politike në Universitetin Clark në Worcester (MA), për Newsweek.
“Megjithatë, do të tërhiqja vëmendjen nëse ky është interpretimi i duhur i situatës. Këto demonstrata masive në rrugë pasqyrojnë një kundërshtim të madh publik ndaj partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është thellësisht e lidhur me Rusinë politikisht dhe ekonomikisht”, shtoi ai.
“Rezistenca popullore që po shohim në Gjeorgji paraqet një kundërshtim të këtyre lidhjeve, të cilat, nga një pikëpamje strategjike, Putini dëshiron t’i ruajë dhe madje t’i zgjeronte, si një mënyrë për të ndikuar brenda Gjeorgjisë”, tha ai.
Në rajonin e shkëputur të Abkazhisë në Gjeorgji, protestat shtynë autoritetet të tërhiqnin një projektligj që do të kishte rritur praninë ruse.
Aslan Bzhania dorëzoi dorëheqjen si lider i Abkazhisë para zgjedhjeve të reja.
Ndryshe, Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha se protestat nuk shënonin një lëvizje kundër Moskës dhe se ishin të orientuara ndaj Bzhaniat, megjithatë projektligji dhe protestat “tregojnë potencialin për trazira të mëtejshme” që do të sillnin një “rrezik të vërtetë për më shumë dhunë dhe pasiguri”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër