Ministria e Bujqësisë është përfshirë në një aferë të dyshimtë lidhur me shpërndarjen e granteve bujqësore, një çështje që ka nxitur reagime të shumta nga figura politike, analistë dhe nga shoqëria civile.
Ministri Faton Peci është akuzuar për ndikime të mundshme politike në ndarjen e granteve dhe për reagimet e tij të ashpra ndaj kritikëve, duke përfshirë postime publike që përmendin individë të caktuar.
Analisti Imer Mushkolaj tha se reagimet e ministrit Faton Peci tregojnë një përpjekje për të mbrojtur vetveten.
Ai theksoi se raportimet mediatike nuk janë sulme, por informime për atë që ka ndodhur, duke përmendur raste konkrete, si subvencioni prej 100 mijë eurosh i fituar nga vëllai i deputetes Fitore Pacolli dhe subvencioni i fituar nga këshilltari i ministri Faton Peci, Naim Huruglica.
“Nëse gjithçka ishte në rregull, nuk do të kishte pezullime të granteve nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë. Kjo është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandali,” tha Mushkolaj në emisionin “Debat Plus”.
Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se fermerja Fahrije Hoti do të duhej mbështetur nga Ministria e Bujqësisë dhe shteti.
“Unë jam tepër i bindur se kryeministri dhe ministri do të ndihmojnë zonjën Fahrije Hoti.Çështja është se pse bëhen tema këto çështje të ndjeshme. Kjo çështje po shfrytëzohet për fushatë si një nga gjërat më të shtira që kemi përjetuar nga viti 2000 e këndej”, deklaroi Ramabaja.
Edhe analisti Kastriot Jahaj kritikoi ashpër ministrin për trajtimin e Fahrije Hotit, një fermere simbol për gratë e Krushës.
Sipas Jahajt, akuzat publike ndaj zonjës Hoti dhe organizatës së saj janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një fushatë shpifjesh.
“Ministri Peci duhet të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqje. Gratë e Krushës përfaqësojnë ringjalljen pas luftës dhe nuk mund të etiketohen si hajdute,” tha Jahaj.
ish-deputeti Visar Ymeri e lidh skandalin në fjalë me strategjitë politike të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ministri Peci po përdor një qasje të shpërqendrimit përmes gënjeshtrës.
“Kjo qeveri nuk e ka zbuluar asnjë aferë korruptive vetë. Përkundrazi, përdor metoda të shpërqendrimit për të mbrojtur figurat e saj,” tha Ymeri, duke shtuar se ka dyshime për ndikim politik në ndarjen e granteve.
Në anën tjetër, ministri Peci ka vazhduar të mbrojë veprimet e tij përmes deklaratave publike dhe akuzave ndaj kritikëve, duke mohuar çdo parregullsi në ndarjen e granteve.
Skandali mbetet temë qendrore në diskursin publik dhe kërkesat për hetime të pavarura po intensifikohen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama