Kryeministri britanik Keir Starmer sapo është deklaruar nga Berlini për vdekjen e Yahya Sinwar, pas takimit me liderët e SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.
Ai tha se “askush nuk duhet të vajtojë vdekjen” e liderit të Hamasit, i cili ka “gjakun e izraelitëve të pafajshëm” në duart e tij.
Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe se aleatët do të vazhdojnë të punojnë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Përgjigja është diplomacia dhe tani ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë këtë moment”, tha Starmer.
“Ajo që nevojitet tani është një armëpushim në Gaza, lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë pengjeve, qasje e menjëhershme për ndihma humanitare dhe një kthim në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete si e vetmja mënyrë për të ofruar paqe dhe siguri afatgjatë”, vazhdoi kryeministri britanik.
Starmer theksoi gjithashtu nevojën për ndihmë humanitare për të arritur civilët në Gazën veriore dhe tha se Mbretëria e Bashkuar “nuk do të tolerojë më justifikime”.
“Civilët në Gazën veriore kanë nevojë për ushqim tani”, deklaroi ai duke shtuar se mbështet fuqimisht punën e bërë nga agjencia e ndihmës e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.
Ndryshe, duke folur për konfliktin në Liban, Starmer bëri thirrje për zbatimin e një rezolute të OKB-së që do të lejonte komunitetet në Izraelin verior dhe në Libanin jugor të kthehen në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“A doni që unë të shkoj të notoj?”, Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve