Donald Trump iu përgjigj me sarkazëm pyetjeve nëse ai do të vizitonte vendin e përplasjes vdekjeprurëse mbi lumin Potomac në Uashington, duke pyetur gazetarët: “A doni që unë të shkoj të notoj?”

Presidenti tha të enjten se do të takohej me disa nga familjet e viktimave të tragjedisë, e cila ndodhi në aeroportin Ronald Reagan të mërkurën mbrëma.


Të 67 personat e përfshirë në aksident supozohen të kenë vdekur, thanë autoritetet më parë.

Ndërsa kur u pyet për planet e tij për të vizituar vendin e rrëzimit, ai u përgjigj: “Kam një plan për të vizituar, por jo vendin. Dëshironi që të shkoj të notoj?”

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejtë për të dënuar komentet e presidentit.

“67 njerëz vdesin dhe ai bën shaka? I pashpirt”, shkroi një përdorues.

"Ne jemi një vend kaq joserioz ndonjëherë", shtoi një tjetër.

Bëhet e ditur se komentet e presidentit erdhën pasi ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që titullohet "Vlerësimi i menjëhershëm i sigurisë së aviacionit".

"Ne duam njerëz më kompetentë", tha Trump.

"Nuk na intereson se çfarë race janë ata. Ne duam njerëz më kompetentë, veçanërisht në ato pozicione", shtoi ai. /Telegrafi/