LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt – do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt – do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Kryeministri sllovak, Robert Fico beson se ka një probabilitet të lartë se shumë shpejt do të përfundojë lufta në Ukrainë.

“Ekziston një probabilitet i lartë që lufta në Ukrainë të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore. Unë pres disa indikacione nesër, sepse papritmas u shfaq tema e ftesës së Ukrainës në NATO”, tha ai në komisionin parlamentar.

Fico do të marrë pjesë nesër në samitin e Bashkimit Evropian. Aty do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është ftuar t’u shpjegojë planin e fitores udhëheqësve evropianë.


Lideri ukrainas për herë të parë sot në parlamentin e vendit të tij i shpalli detajet e Planit të Fitores, shkruan reuters.

Plani përfshin pesë pika – ftesën për anëtarësim në NATO, aspektin mbrojtës, parandalimin jobërthamor të agresionit rus, aspektin ekonomik dhe arkitekturën e sigurisë pas luftës. Tri shtesa të planit kanë mbetur konfidenciale, por janë ndarë me partnerët perëndimorë.

Fico ka thënë vazhdimisht se do të bllokojë hyrjen e Ukrainës në NATO për sa kohë të jetë kreu i qeverisë sllovake.

Që kur fitoi zgjedhjet e vjeshtës së kaluar, Fico ka ndryshuar politikën e qeverisë së mëparshme për të ofruar mbështetje materiale për Ukrainën në luftën e saj me fuqinë agresore dhe në vend të kësaj premtoi se qeveria nuk do të dërgonte “asnjë plumb të vetëm” në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt

Evropa
Ministri izraelit, kryeministrit britanik: Nuk mund të më frikësosh me sanksione

Ministri izraelit, kryeministrit britanik: Nuk mund të më frikësosh me sanksione

Evropa
Në moshën 100-vjeçare voton ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter

Në moshën 100-vjeçare voton ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter

Amerika
Trump: Çdo afro-amerikan dhe hispanik që nuk voton për mua, duhet të kontrollohet në kokë

Trump: Çdo afro-amerikan dhe hispanik që nuk voton për mua, duhet të kontrollohet në kokë

Amerika
Mbi 230 mjekë i bëjnë thirrje t'i publikojë të dhënat shëndetësore, Trump dyshohet se i ka humbur aftësitë njohëse dhe udhëheqëse

Mbi 230 mjekë i bëjnë thirrje t'i publikojë të dhënat shëndetësore, Trump dyshohet se i ka humbur aftësitë njohëse dhe udhëheqëse

Amerika
Rusia formon

Rusia formon "batalionin Buryat" me staf nga Koreja e Veriut, por 18 ushtarë tashmë kanë dezertuar

Evropa
Kalo në kategori