Kosova dhe Shqipëria tanimë i dinë vazot për Kualifikimet e Botërorit, dy Kombëtaret mund të jenë në të njëjtin grup
Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.
Evropa siguron 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë nënkampionët do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.
Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve dhe para ciklit të fundit, 38 vende nga 54 e dinë tashmë se me cilën kapele do të jenë në short.
Dy Kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria tanimë janë të sigurta në cilat vazo do të jenë dhe ato mund edhe të jenë në të njëjtin grup për Kualifikimet e Kampionatit Botëror, pasi Dardanët ndodhen në vazon e katërt dhe Kuqezinjtë në vazon e tretë.
Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.
Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.
Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.
Është e ditur edhe vazo e pestë, ku janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.
Kujtojmë se kombëtaret nga Liga A e Ligës së Kombeve që kalojnë në çerekfinale të kompeticionit do të jenë pjesëmarrëse në grupet kualifikuese me katër skuadra, ndërsa grupet e tjera me nga pesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova shumë afër arritjes historike në ranglistën e FIFA-s
Tuchel ka dy rregulla të çuditshme që duhet të ndjekin të gjithë lojtarët e Anglisë
“Next Generation 2024” – futbollisti i ri shqiptar në mesin e 60 talentëve më të mëdhenj në botë së bashku me Yamal dhe Cubarsi
Besiktas lëshon deklaratë për gjendjen e Milot Rashicës pasi doli i dëmtuar në ndeshjen e Kosovës
Kosova dhe Shqipëria tanimë i dinë vazot për Kualifikimet e Botërorit, dy Kombëtaret mund të jenë në të njëjtin grup
Dalin raportime shqetësuese se Mbappe ka probleme me shëndetin mendor dhe konsumon alkool
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit
Historia pas Mikel Artetës dhe Spanjës - pse ai kurrë nuk ka luajtur për ekipin kombëtar
Mediumi i njohur anglez e quan ditë të zezë për Anglinë emërimin e Thomas Tuchel në krye të ‘Tre Luanëve’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro
Sondazhet më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme